Maqedoni

Këshilli Gjyqësor emëroi Ivan Xhollev u.d. kryetar te Penalja

08.11.2021 14:54

Kryetari i deritanishëm i Gjykatës Penale të Shkupit Ivan Xhollev u emërua si ushtrues detyre të kësaj gjykate...

Kryetari i deritanishëm i Gjykatës Penale të Shkupit Ivan Xhollev u emërua si ushtrues detyre të kësaj gjykate. Bashkë me Xhollevin për këtë post u paraqitën edhe gjykatësitë  Ivica Stefanovski dhe Pajazit Pajaziti të cilët të tret kishin maksimumin e pikave të fituara, që është kusht për të emruar një ushtrues detyre, mirëpo Këshilli Gjyqësor vendosi që Xholevit t’ia besojë postin pasi që ai paraprakishit ka treguar rezultate të mira.
 
“Sipas ligjit, shpallja publike për kryetar të Gjykatës Penale bëhet 60 ditë para skadimit të mandatit, mirëpo nëse kthehemi 60 pas, ne ishim në fushatë zgjedhore dhe në këtë drejtim duhet të kemi kujdes rekomandimit të Komisionit për Antikorrupsion I cili thotë se gjatë fushatës zgjedhore nuk mund të shkarkohet ose zgjidhet gjykatës apo kryetar i gjykatës. Pse rizgjedhet sërish Ivan Xholev, sepse ka pika më të larta dhe gjatë vitit të kaluar Gjykata Penale është vlerësuar si gjykatë funksionale.”, tha Ljubisha Arsiç, zëdhënës i Këshillit Gjyqësor.
 
Përzgjedhja e u.d. kryetar në Gj.Th.P, VMRO: Qeveria bën presion të zgjidhet Xholev 
 
Edhe pse nga Këshilli Gjyqësor thonë se përcaktimi i Xhollevit si u.d. kryetar bëhet për shkak të funksionimit të gjykatës penale pa pengesa deri në shpalljen e konkursit publik, VMRO-DPMNE është e shqetësuar për këtë dhe paraprakisht u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, që kur të vendosin për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup 1, të respektojnë Kushtetutën dhe interesin e qytetarëve dhe jo të bien pre e presioneve politike nga sic thonë, qeveria në largim. 
 
“VMRO-DPMNE në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë kërkon që anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të mos u nënshtrohen presioneve dhe të mos marrin vendim politik me të cilin do ta zgjedhin gjyqtarin Ivan Xholev për ushtrues detyre të Gjykatës Themelore Penale. Presim që anëtarët e këshillit gjyqësor, organi për kontrollin e gjyqësorit, të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet dhe sipas tyre të zgjedhin gjyqtarin më të vlerësuar.”, tha Eli Panova, deputete e VMRO-DPMNE-së.
 
Nga Këshilli Gjyqësor pa precizuar afatin kohorë thanë se shumë shpejtë do të shpallet konkurs publik për kryetar të Gjykatës Penale në Shkup, Kumanovë dhe Resnjë.
 
REXHEP QAMILI