Maqedoni
MSH: 57% e popullsisë së rrutur me një dozë të vaksinës
08.11.2021 15:11
Gjatë katër ditëve të kaluara janë aplikuar gjithsej 8.185 doza të vaksinave....

Gjatë katër ditëve të kaluara janë aplikuar gjithsej 8.185 doza të vaksinave. 1.706 janë aplikuar te personat që kanë marr dozën e parë, 1.899 persona janë rivaksinuar, ndërsa 4.590 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri tani gjithsejt janë vaksinuar mbi 800 e 9 mijë qytetarë, prej të cilëve 780 mijë e 456 janë ri vajsinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë pranuar 43 mijë e 376 qytetarë.Me një dozë të vaksinës, janë përfshirë 57 për qind, e popullatës së rritur, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç.
Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39 për qind e tërë popullatës në vend pranuan dy doza të vaksinës. Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e rasteve pizitive. Mjekët dhe autoritetet shëndetësore kanë përsëritur apelin për vajsinim të qytetarëve, pasi numri më i madh i rsteve pozitive, atyre në trajtim spitalorë dhe të vdekurve, janë persona të pa vaksinuar.
