Maqedoni
Dorëzohet nisma për mosbesim të qeverisë, Nikollovski: 61 deputetë e kanë nëshkruar nismën
08.11.2021 15:57
VMRO DPMNE dorëzoi në Kuvend nismën për votëbesim të Qeverisë, të nënshkruar nga 61 deputetë...

VMRO DPMNE dorëzoi në Kuvend nismën për votëbesim të Qeverisë, të nënshkruar nga 61 deputetë. Nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, njëkohësisht deputet tha se opozita ka pritur tetë ditë që kryeministri Zoran Zaev të dorëzoj në Kuvend dorëheqjen e paralajmëruar, por meqë kjo nuk ka ndodhur opozita dorëzon nismën për mosbesim të Qeverisë. Presin që nisma e tyre të vihet në rrend dite, më së voni, deri ditën e enjte.
“Nisma është përkrahur nga deputetët e VMRO DPMNE-së dhe koalicionit për ripërtëritje të Maqedonisë, nga detutetët e koalicionit ASh dhe Alternativa, deputetët e partisë politike Besa dhe deputetët e partisë politike E Majta. Gjithësej 61 deputetë e kanë nëshkruar këtë nismë dhe 61 nënshkrime janë dorëzuar sëbashku me këtë nismë deri te Kuvendi i Maqedonisë.”, tha Aleksandar Nikolloski, deputet i VMRO DPMNE-së.
Nikollovski: Rexhepi do të votojë mosbesimin
Nikolloski sqaroi se nismën për mosbesim të Qeverisë e ka nënshkruar edhe deputeti i Alteranativës Skënder Rexhepi, dhe se janë të sigurtë që do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Zaev, madje tha se janë në bisedime edhe me deputetë të shumicës parlamentare dhe se përkrahja pritet të rritet deri ditën e votimit.
“Ai do të përkrah mosbesim të qeverisë, përkatësisht nuk do të përkrah vazhdimin e qeverisë LSDM-BDI. Sa i takon formimit të qerisë së re ose zgjedhje të shpejta parlamentare, është diçka që do ta diskutojmë pas të enjtes, pasi duhet të ulemi me partnerët tanë dhe të shohim se kush janë përcaktimet programore të të gjithë strukturave politike që eventualisht do të duan të formojnë qeveri politike ose cilat janë interesat për zgjedhje të shpejta të parakohëshme.”, tha Nikolloski.
Në arsyetimin për votëbesim të qeverisë, nënshkruesit thonë se Qeveria e kryesuar nga LSDM dhe BDI nuk ka sjellë rezultate të dukshme në pesë vitet e shkuara, përkundrazi ka bërë pazare në llogari të çështjeve më të rëndësishme për popullin. Është rritur varfëria dhe inflacioni ndërsa aferat janë të shumëfishta. Sipas nismëtarëve, kjo qeveri ka tradhëtuar popullin dhe kjo është dëshmuar në zgjedhje me votën kundër qeverisjes dhe politikave qeveritare.
SHPËTIM NUREDINI
