Maqedoni

Java Globale e Sipërmarrjes; “Nëpërmjet START AP bizneseve drejt rritjes ekonomike”

08.11.2021 16:24

Bizneset duhet të përshtaten me pandeminë për të përparuar, kompanitë të veprojnë me përgjegjësi....

Bizneset duhet të përshtaten me pandeminë për të përparuar, kompanitë të veprojnë me përgjegjësi, ishte mesazhi i Javës Globale të Sipërmarrjes. Gratë të përfshihen në pozicione të biznesev dhe udhëheqsisë, dixhitalizimi dhe bashkëpunimi global i rëndësishëm për rritjen e ekonomive.
 
“Ne duhet të inkurajojmë këtë trend në rritje në sektorin e biznesit që të ketë një ndikim pozitiv në shoqëri. Kjo është edhe më e rëndësishme ndërsa përballemi me sfidat globale me krizën klimatike, pabarazinë, korrupsionin dhe pandeminë e cila ende vazhdon të jetë aktiv. START AP bizneset në veçanti do të kenë një rol kyç për të sjellë energji të re në inovacion, duke siguruar rimëkëmbjen ekonomike dhe prosperitetin afatgjatë në vend.”, tha Kate Barnes, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.
 
Nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik thonë se për herë të parë në vend u mbështetën risitë e kompanive start ap në bujqësi, mediat sociale. Hapja e fondeve IPARD është planifikuar për vitin e ardhshëm.
 
“Për herë të parë, ne mbështesim inovacionin dhe kompanitë start ap në bujqësi dhe mediat sociale. Vitin e ardhshëm do të ketë edhe IPARD fonde . Kjo është një kohë emocionuese për të qenë pjesë e komunitetit START AP të maqedonisë, dhe në fondin e parë investues të BE-së me vlerë prej 27 milionë euro.”, tha Kosta Petrov, drejtor i FITR.
 
“START AP kompanitë gjatë pandemisë treguan se janë rezistente ndaj kohërave të paqëndrueshme. Duhet të punojmë për financat dhe me qeverinë, që vendi ynë të bëhet port për rajonin, Evropën dhe botën.”, tha Igor Maxhev, drejtor i Startup-it Maqedoni.
 
Në Javën Globale të Sipërmarrjes, u theksua se nevojitet transparencë më e madhe në vendimet e qeverisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike.
 
SEDAT SELIMI