Maqedoni

TEC Manasitri nuk prodhon rrymë, shpërhtimi i një gypi ka paralizuar punën

08.11.2021 16:40

Nga mëngjesi I kësaj të hënë, TEC Manasitri nuk prodhon rrymë. Shpërhtimi i një gypi ka paralizuar...

Nga mëngjesi I kësaj të hënë, TEC Manasitri nuk prodhon rrymë. Shpërhtimi i një gypi ka paralizuar punën edhe të bllokut të parë i cili ishte i vetmi në funksion që nga shpërhtimi i zjarrit të premten në transformatorin e bllokut tretë. Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) njoftojnë se blloku do të vihet në funksion pas sanimit të gypit.
 
“Bëhet fgjalë për ndërprejre të planifikuar të bllokut me qëëllim të sanimi të gypit të shpërthyer. Defekti pritet të riparohet në orët e mbrëmjes dhe blloku të kthehet ne rrjet.”, thonë nga TEC Manastir.
 
Nga opozitarja VMRO DPMNE akuzuan për keqmenaxhim në mes të krizës. Sipas tyre asnjëherë në historinë e TEC Manastir nuk ka qenë jashtë funksionit në mes të sezonit të ngrohjes. 
 
“TEC Manastir është shtylla e sistemit energjetik të vendit dhe garanci që vendi nuk do të mbetet pa energji elektrike. Ky kapacitet është jashtë funksionit mëngjesin e sotëm për shkak të paaftësisë së qeverisë. Pas ndezjes së transformatorit të bllokut 3 para disa ditësh, mëngjesin e sotëm ka probleme me bllokun 1. TEC për herë të parë ndër vite nuk prodhon energji elektrike dhe nuk është diçka e planifikuar, por për shkak të paaftëisës në mes të krizës energjetike, kur çmimet e energjisë elektrike në bursat botërore shënojnë rekorde.”, tha Koçoska Dimitrieska nga VMRO-DPMNE.
 
Derisa vazhdon problemi me TEC Manasitrin, akoma nuk është bërë e ditur se kur do të filloj të akzivizohet TEC Osllomej I cili gjithashtu është në riparim e sipër ndërsa ku pritet të mbërrijnë edhe sasitë e para të qymyrit që tashmë janë blerë. Edhe nga TEC Negotinë njoftuan se kanë bërë përgatitjet për të filluar edhe atë të dy blloqet, fuqi e të cilëve shkon deri në 180 megavat për orë, por problemi i vetëm i këtij termocentrali është se ka mazut që mjafton vetëm për shtatë ditë punë. Që nga ky moment me nxjerejn e jashtë funskionit Termocentraleve, Maqedonia harxhon energji elektrike nga rrjeti i transmisionit, për çka tashmë ka marrë disa paralajmërime nga Rrjeti Evropian i Energjisë.
 
ZEKIRJA MEXHITI