Botë
Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Kinën për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”
16.12.2014 12:02
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është nënshkruar një marrëveshje me kryeministrin kinez për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”...

Kryeministri Rama, po merr pjesë ditën e sotme në Samitin Ekonomik të Kinës me vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, që zhvillohet në Serbi.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social në “Facebook”, Rama shkruan se Kina do të ndërtojë “Rrugën e Arbrit”, si dhe punimet pritet të nisen në vitin 2015.
“Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë “Rruga e Arbrit”, e cila do të nisë vitin e ardhshëm”- shkruan Rama në rrjetin social “Facebook” nga Beogradi.
Në këtë samit po diskutohet për investimet e gjigantit aziatik në Evropën Qendrore, sidomos në ndërtimin e veprave infrastrukturore, në një vlerë prej 10 miliard dollarësh.
Ky samit po mbahet në Beograd të Serbisë.
