Maqedoni

Covid 19, 10 viktima e 156 infektime të reja, 326 të shëruar

08.11.2021 17:06

10 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

10 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. 4 persona të vdekur janë nga Shkupi, dhe nga një persona nga Kavadari, Shtipi, Prilepi, Velesi, Shën Nikolla, dhe Berova. Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital.  
 
Nga 1.309 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 156 persona. Janë regjistruar edhe 326 pacientë të shëruar. Në vend ka 7.859 raste aktive.