Maqedoni

Metodë të re kirurgjikale, kryhet intervenimi i parë në ezofagun Barret

08.11.2021 17:20

Tre pacientë që janë trajtuar në Klinikën për Gastro-Entero-Hepatologji në Shkup...

Tre pacientë që janë trajtuar në Klinikën për Gastro-Entero-Hepatologji në Shkup, janë përzgjedhur për intervenim me metodën e re, ablacion me radiofrekuencë në ezofagun Barret, metodë që parandalon kancerin në ezofag. Më herët ky intervenim kryhej jasht vendit dhe me kosto të lartë, tëmjeteve financiare.
 
“Filluam të punojmë me një metodë të re. Trajtimi te ne bëhet me shpenzimet e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Tani pacientët do të mund të trajtohen në Maqedoni, që do të thotë kosto më të ulëta dhe qasje më të shpejtë në kujdesin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa për sistemin shëndetësor është një kursim i konsiderueshëm.”, tha dr.Kalina Grivçeva Stardelova.
 
Ndërhyrjet u kryen nga Dr.Vladimir Andreevski dhe Urim Isahi, të udhëhequr nga Dr.Ivo Boskoski, i cili punon si gastroenterolog dhe endoskopist në “Xhemeli”, një nga qendrat më të mëdha onkologjike dhe kërkimore shkencore në Itali.
 
“Bëhët fjalë për një sëmundje para-kanceroze e cila  nëse nuk trajtohet siç duhet, bëhet kancer. Jam i gëzuar që edhe në Maqedoninë e Veriut filloi një lloj i këtill ë intervenimi. Teknologjia është më moderne, të njëjtën pajisje e kemi edhe në spitalin “Xhemeli” në Romë”.”, tha dr.Ivo Boskoski, udhëheqës i operacionit
 
Intervenimi zgjat vetëm 10 minuta.  Gjatë trajtimit  përdoret një elektrodë e montuar në një endoskop e cila jep energjinë e nxehtësisë direkt në indin e ndryshuar të ezofagut dhe rezulton heqjen e indeve. Nga gjashtë deri në tetë javë, indi i trajtuar zëvendësohet me mukozën normale.
 
FARIJE DAUTI BAKIU