Maqedoni
Kuvend, thirret seanca e votëbesimit ndaj Qeverisë
08.11.2021 17:26
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse.
Me këtë rast Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka bërë thirrje për seancën për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, e cila seancë do të mbahet ditën e enjte në ora 11.00h. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë. Për të gjitha hapat dhe proceduat, si edhe deri tani, përfaqësuesit e mediumeve do të informohen përmes shërbimeve përgjegjëse në Kuvend.
