Botë

SHBA, gjashtë persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një burrë i quajtur Bradley William Stone

16.12.2014 12:13

Gjashtë persona janë vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur në Philadelphia gjatë ditës së hënë, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas...

Policia e Montgomeryt është vënë në kërkim të personit të dyshuar si autor i ngjarjes, i cili është identifikuar si Bradley William Stone, 35 vjeç.
 
Banorëve i është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, pasi i dyshuari lëviz i armatosur dhe është i rrezikshëm. 
 
35 vjeçari vrau ish-gruan e tij, Nicole Stone, nënën dhe gjyshen e saj, si edhe motrën e Nicole dhe bashkëshortin e saj, së bashku me vajzën 14 vjeçare. 
 
Sipas raporteve të para, dyshohet se konfliktet mes autorit dhe ish-gruas së tij të kenë nisur nga një mosmarrëveshje mbi kujdestarinë e dy fëmijëve, të cilët janë gjetur të palënduar në një distancë jo shumë larg nga banesa, ku mbeti e vrarë nëna e tyre.
 
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e rëndë, policia u vu menjëherë në kërkim të personit të dyshuar, i cili u mendua se ishte fshehur në banesën e tij, por më pas kjo u përgënjeshtrua nga vetë ata.
 
Telefoni dhe makina e 35 vjeçarit është gjendur, ndërsa për të ende nuk dihet asgjë ku mund të jetë fshehur.