Maqedoni

Kuvend, Zaev takohet me Xhaferin dhe Ahmetin

08.11.2021 19:41

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së pasditen e sotme në Kuvend ka pasur takime me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti....

Takimi mes partnerëve të koalicionit, gjegjësisht mes kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahemti, ka zgjatur vetëm pak minuta brenda ambienteve të Kuvendit. Në dalje të takimit, as kryeministri Zaev e as partneri i tij i koalicionit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat. Ndërkohë që Zaevi pas takimit me Ahmetin ka biseduar edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ku ky i fundit e ka njoftuar atë për nismën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë dhe seancës që do të zhvillohet ditën e enjte.

Takimet e Zaevit me Xhaferin dhe Ahmetin pasojnë pas kërkesës së sotme për votëbesimin e Qeverisë e dorëzuar me nënshkrimet e 61 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Besës dhe të Majtës. Kryeparlamentari Xhaferi, ka caktuar seancën për besimin e Qeverisë të enjten në ora 11:00.