Maqedoni

Apasiev: Alternativa, Aleanca dhe Besa kanë një shans historik për ta vënë BDI-në në opozitë

08.11.2021 20:45

Lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, konsideron se deputetët e Aleancës, Alternativës dhe Besës...

Lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, konsideron se deputetët e Aleancës, Alternativës dhe Besës kanë, siç thotë ai, një shans historik për ta vënë në opozitë BDI-në.
 
“Nëse deputetët e Aleancës, Alternativës dhe Besës nuk e shfrytëzojnë shansin historik për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë ne zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të jenë, BDI do t’i shkel si kamioni bretkosën dhe ata kurrë nuk do të rimarrin veten. BDI-ja nga pozita e pushtetit do të fitojë 18 deputetë, e ata maksimumi 9. Prandaj, me mendje në kokë - emocionet anash dhe shihemi në seancë. “Sepse politika është SHAH”.”,- ka thënë lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev.