Maqedoni
Alternativa: Deri të mërkurën do të kemi qëndrim për mocionin e votëbesimit
08.11.2021 21:11
Në një deklaratë për media zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani

Në një deklaratë për media zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani, tha se sot ka përfunduar takimi i kryesisë qendrore dhe se partija e tij akoma nuk ka marrë vendim përfundimtar në lidhje me votimin e mocionit për votëbesim të Qeverisë.
“Ka përfunduar mbledhja e sotme, por e njëjta do të vazhdojë nesër. Akoma nuk kemi vendim përfundimtar pasi kemi kohë deri të enjten. Cili do të jetë vendimi i partisë, do të respektohet nga të gjithë deputetët”, tha Murtezani.
Kjo mbledhje u mbajt pas deklaratës së sotshme të deputetit të kësaj partie, Skender Rexhepi, I cili tha se nuk do të jetë pjesë e listës për rënien e Qeverisë dhe as nuk do ta mbështes votimin e së enjtes nëse mbeten deputetët e së Majtës në listë.
