TEC Manastiri filloi sërish të prodhoj energji elektrike
Në orët e hershme të mëngjesit është mënjanuar difekti....

Në orët e hershme të mëngjesit është mënjanuar difekti në TEC Manastiri dhe ka filluar sërish me prodhimin e energjisë elektrike.
Nga SH.A. EMV njoftojnë gjithashtu se po bëhen përpjekje për vënien në funksion edhe të Bllok 2.
“Informojmë opinionin se TEC Manastiri është vënë në funksion dhe vazhdon me prodhimin e energjisë elektrike. Në orët e hershme të mëngjesit, Blloku 1 është sinkronizuar me sistemin elektro-energjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vazhdojnë aktivitetet për vënien në funksion edhe të Bllok 2 i cili ka qenë në riparim. Pritet që deri në fund të javës edhe ky Bllok të jetë në rrjet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SH.A. EMV .
Qeveria ndërkohë në seancën e sotme pritet ta pranojë rekomandimin e Komisionit për shpalljen e krizës energjetike.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se rekomandimi për shpalljen e gjendjes së krizës është me qëllim që të hapet mundësia për ndihmë financiare me mjete buxhetore në EMV dhe MEPSO dhe në këtë mënyrë të mund të intervenohet në importin e energjisë elektrike.
