S’ka rivotim në Zhelinë, Komuna i mbetet Lëvizjes Besa
09.11.2021 11:05
Kandidati i Lëvizjes Besa....

Kandidati i Lëvizjes Besa edhe zyrtarisht është kryetar i ri i Komunës së Zhelinës, pasi Gjykata Administrative pranoi padinë e Lëvizjes Besa e cila paditi vendimin e KSHZ per rivotim ne vendvotimin 2107 në Zhelinë.
Gjykata Administrative vendosi ne favor te paditësit Lëvizjes Besa dhe konfirmoi rezultatin zgjedhor paraprak ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu.
Gjatë seancës, në Gjykatën Administrative, të dy palët Besa dhe BDI elaboruan qëndrimet e tyre por në fund të seancës Gjykata Administrative ka hedhur poshtë pretendimet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me këtë vendim kandidati i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu do të udhëheq edhe katër vitet e ardhshme me komunën e Zhelinës.
