Botë
Polonia mbylli kufijtë për migrantët, akuza ndaj Bjellorusisë
09.11.2021 11:17
Mijëra emigrantë nga ana e Bjellorusisë kanë tentuar të kalojnë përtej ndalesës me gjemba për të kaluar në vendet e BE-së...

Mijëra emigrantë nga ana e Bjellorusisë kanë tentuar të kalojnë përtej ndalesës me gjemba për të kaluar në vendet e BE-së, pasi Polonia ka mbyllur pikën kufitare Bruzhi-Kuznica, afër së cilës migrantët kanë ndërtuar kampe .Përpjekjet e emigrantëve për të kaluar ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi janë kthyer në qendrën e vëmendjes për shkak të tensioneve të shkaktuara dhe hedhjes me gurë drejt policisë.
“Nuk kemi as ujë e as ushqim edhe sa duhet të presim këtu? Nuk e dimë sa do të zgjasë kjo pritje.”,- tha një emigrant.
Ministria e Brendshme e Polonisë, tha se forcat policore kanë arritur ta ndalojnë invazionin ilegal. Qeveria në Varshavë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme krize.
“Kemi informacione se ka eskaluat situata nga këto grupe agresive. Nuk përdorin vetëm thupra dhe shkopinj por edhe gurë drejtë forcave policore. Ajo me të cilën merremi tani është mbrojtja e disa vendeve në kufi. Janë grupe të rinjsh agresivë, ka edhe fëmijë aty ,por dominojnë të rinjtë që kanë sjellje brutale.”,- theksoi kreu i birove kombëtare të sigurisë, Pavel Soloch.
“Në një të ardhme të afërt mund të ketë edhe aksion ushtarak, kemi frike nga kjo gjë. Por dua t’ju informoj që mund të kemi edhe provokime nga ana e Bjellorusisë.”,- u shpreh zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Miller.
Ndërsa BE ka akuzuar presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko për transportim ajror të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, në Minks dhe më pas i dërgoi ato për të kaluar kufirin në vendet e BE-së. Bjellorusia hakmerret,ndërsa Polonia bën presion mbi emigrantët të cilët përpiqen të gjejnë shpëtim në vendet e BE-së. Përballë kësaj krize presidentja e KE, Ursula vonder Leyen, u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të miratojnë sanksione të reja.
“Në vend se të përpiqen ta kuptojnë situatën aktuale dhe t’i ftojnë mbrojtësit për të drejtat e njeriut për konsultime, forcat policore polake kryejnë presion psikik me pajisje luftarake dhe angazhim të aviacionit. Për shkak të këtyre metodave të dhunshme, migrantët kanë ndërmarrë hapa kryengritje dhe kanë filluar të shkatërrojnë barrierat polake.”,- tha kryetari i Bordit të mbrojtjes në kufirin e Bjellorusisë, Anton Biqkovski.
Përveç Polonisë edhe Lituania dhe Letonia thonë se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vendet e tyre nga Bjellorusia në muajt e fundit. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Lindja e Mesme dhe Azia.
FARIJE DUATI BAKIJU
