Mblidhen sot organet e LSDM-së para testit për votëbesim të qeverisë
Sonte mblidhen organet më të larta të LSDM-së...

Sonte mblidhen organet më të larta të LSDM-së në selinë e kësaj partie.
Në mbledhjet e Këshillit ekzekutiv dhe qendror të LSDM-së pritet të bisedohet për dorëheqjen e paralajmëruar e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, analizën e rezultateve zgjedhore dhe ngjarjet aktuale politike pas parashtrimit të nismës për mosbesim të Qeverisë.
Edhe pse nga LSDM, njoftuan se me dorëheqjen e Zaevit të funksionit partiak, në dorëheqje është e gjithë udhëheqësia e partisë, ai ende nuk ka zyrtarizuar dorëheqjen.
Nga LSDM ditëve të fundit informuan se, po zhvillohet konsultime të përditshme dhe mbledhje pune me partnerët e koalicionit nga shumica parlamentare, si dhe në kuadër të udhëheqësisë më të lartë partiake.
Kujtojmë se Zaev paralajmëroi se do jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së më 31 dhjetor, pas disfatës që pësoi partia e tij në zgjedhjet lokale. Megjithatë, ai ende nuk ka dorëzuar asnjërën prej dorëheqjeve të paralajmëruara.
