Maqedoni
HRT dhe RTVM nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
09.11.2021 16:12
HRT dhe RTVM nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me të cilën mundësohet për herë të parë...

HRT dhe RTVM nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me të cilën mundësohet për herë të parë, këmbimi i programit televiziv të pakicës shqiptare dhe ajo maqedonase që jeton në Kroaci dhe pakicës kroate në RMV. Me përfaqësimin më të mirë televiziv në të dyja serviset publike do të kontribuohet dukshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare e të tre pakicave kombëtare.
“Është marrëveshje e cila do të mundësojë bashkëpunim të ngushtë mes dy serviseve publike në pjesën e këmbimit të programeve televizive në gjuhën kroate dhe maqedonase. Në këtë drejtim mund të them se në kanalin tonë të katërt, me kohëzgjatje prej 30 minuta, një herë në javë do të fillojë të emitohet program në gjuhën kroate dhe të njëjtën gjë do të bëhet në HRT, programe tona televizive do të emitohen në HRT.”,- tha drejtori i përgjithshëm i MRT-së, Marjan Cvetkovski.
“Unë mendojë se kjo marrëveshje bashkëpunimi është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e pakicave të vogla. Këtu konkretisht mendojë për pakicën shqiptare dhe ajo shqiptare në Kroaci dhe pakicën kroate në RMV. Me bashkëpunimin tonë të ndërsjellët tani më tutje do të mundemi me përkushtim më të madh t’i ndjekim dhe t’i publikojmë më mirë materialet dhe ngjarjet e rëndësishme për mbrojtjen e pakicave kombëtare në këto dy vende...”,- u shpreh kryeredaktori i programit kroat për Ballkan, Ivo Kujunxhiq.
Marrëveshja u nënshkrua në mbledhjen e pestë të Komisionit ndërqeveritar i përzier për mbrojtjen e pakicave kombëtare.
“RMV dhe Kroacia kanë qëndrim shumë pozitiv ndaj çështjeve të pakicave. U mirëprit qasje konstruktive ndaj dy palët të cilët përmes komunikimit të vazhdueshëm të ndërsjellët si përfaqësues të qeverive i kanë parasysh përpjekjet dhe aspiratat aktuale të komuniteteve...”,- u shpreh Zvonko Milas nga Komisioni Ndërqeveritar i Përzier.
“Për Republikën e Kroacisë më e rëndësishme është që në RMV të definohet statusi i saktë i pakicës kroate me çka më tutje përmes platformave tona kombëtare do të mund të ruajmë edhe më mirë vlerat tona kombëtare.”,- theksoi zëvendësministrja e MPJ-së, Fatmire Isaku.
Nga të dyja palët u shpreh gatishmëri e ndërsjellët për intensifikimin e dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, kulturore, arsimore dhe euro-integruese.
REXHEP QAMILI
