Maqedoni

Kovid-19, 13 të vdekur e 667 të infektuar

09.11.2021 17:35

Në 24 orët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve pozitive me Kovid-19....

Në 24 orët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve pozitive me Kovid-19. Nga 3 317 teste të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 667 persona, ose 20,4 për qind e testeve të kryera. Po ashtu janë regjistruar edhe 13 viktima të reja duke e çuar në 7255 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
 
Autoritetet shëndetësore njoftojnë edhe për 517 pacientë të shëruar. Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 8 mijë e 6 persona.