Botë

Epidemi masive e HIV-it në Kamboxha

16.12.2014 14:05

Tek më shumë se 80 persona, midis të cilëve ka edhe më të vjetër në një fshat të largët në Kamboxhën perëndimore...

Tek më shumë se 80 persona, midis të cilëve ka edhe më të vjetër në një fshat të largët në Kamboxhën perëndimore, është konfirmuar prezenca e HIV-it, njoftuan autoritetet shëndetësore, ndërsa arsyeja për infektimin do të mund të jenë gjilpëra të kontaminuara.

 
Qindra banorë të fshatit në provincën Batambang në panikë u orientuan në qendrën shëndetësore që të testohen, pasi që javën e kaluar u paraqitën lajme për infektim masiv, ndërsa deri tani janër egjistruar 82 raste.
 
Sekretari i përgjithshëm i Trupit kombëtar për SIDA, Teng Kunti deklaroi se deri më tani janë testuar 556 persona dhe se janë infektuar 82, prej të cilëve 14 janë fëmijë.
 
Kunti theksoi se arsyeja për infektimin do të mund të jenë gjilpëra të përdorura të kontaminuara, por shtoi se ky është konkluzion preliminar dhe se po punohet në grumbullimin e mëtejmë të dëshmive./mia