Botë
Rusi, rekord viktimash nga Kovid-19
09.11.2021 18:20
Rusia shënoi të martën rekord të ri të viktimave nga virusi Korona duke regjistruar 1,211 të vdekur....

Rusia shënoi të martën rekord të ri të viktimave nga virusi Korona duke regjistruar 1,211 të vdekur. Autoritetet spitalore raportojnë për mbingarkesë në spitale dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Vladimir Çulanov, specialist i sëmundjeve infektive ka deklaruar se rreth 300,000 shtretër janë ndarë për pacientët me virusin Korona.
Sipas tij, rreth 1 milion njerëz po trajtohen në baza ambulatore. Qendra e Krizës tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39,610 raste të të infektuarve. Rusia ka disa vaksina prodhim të sajë, por vetëm rreth një e treta e popullsisë është e vaksinuar. Ky vend ka regjistruar më shumë se 8.87 milionë raste me virusin Korona dhe gati 250,000 viktima.
