Botë
Malatya, u shemb një ndërtesë, njoftohet për viktima
09.11.2021 18:42
Një ndërtesë dykatëshe në Malatya të Turqisë u shemb në mbrëmje për një arsye të panjohura...

Një ndërtesë dykatëshe në Malatya të Turqisë u shemb në mbrëmje për një arsye të panjohura. Kryebashkiaku i Malatyas, Selahattin Gurkan, ka njoftuar se po bëhen përpjekje për të shpëtuar qytetarët që ishin nën rrënoja.
Tre qytetarë dolën me mjetet e tyre, 11 qytetarë u nxorën si rezultat i punës së ekipeve të shpëtimit. Nuk përjashtohet mundësia për viktima pasi ka qytetarë të mbetur nën rrënojat të ndërtesës së shembur rreth orës 16:50. Raportohet se ka dyqane në katin përdhes dhe kafene në katin e sipërm, ku ka pasur klientë.
