Botë

Bullgari, 334 viktima brenda 24 orësh nga virusi Korona

09.11.2021 19:28

Bullgaria ka njoftuar për 334 viktima nga virusi Korona që është shifra më e lartë në këtë vend që nga fillimi i pandemisë....

Bullgaria ka njoftuar për 334 viktima nga virusi Korona që është shifra më e lartë në këtë vend që nga fillimi i pandemisë.
 
Autoritetet shëndetësore raportuan gjithashtu 5,286 raste të reja të të infektuarve. Sipas tyre, mbi 8,500 pacientë janë të shtruar në spitale, ndërsa 723 prej tyre ndodhen nën kujdes intensiv.
 
 Bullgaria, me 7 milionë banorë, ka normën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian. Më pak se një e treta e të rriturve në këtë vend janë vaksinuar plotësisht.