Botë

Kovid 19 në Shqipëri, 770 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

09.11.2021 19:54

19 të prekur me COVID janë në gjendje të rëndë në vendin tonë, ndërsa të shruar në spitale janë 182 të infektuar....

19 të prekur me COVID janë në gjendje të rëndë në vendin tonë, ndërsa të shruar në spitale janë 182 të infektuar.
 
Nga 3393 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 770 qytetarë. 310 janë në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec,  6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.
 
Janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
 
Në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç.
 
Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.