LSDM: A është tretur shumica e Mickovskit?

10.11.2021 11:24

LSDM-ja i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së....

LSDM-ja i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se tretjen e shumicës, Micksoki po tenton ta mbulojë me lajme të rreme.

Deputetët e opozitës dëshmuan publikisht përmes mediave se nënshkrimet për Iniciativën e Mosbesimit të Qeverisë janë mbledhur me gënjeshtra dhe mashtrime, që vetëm tregon se nuk ka mashtrues më të madh se Hristijan Mickoski.

A ka humbur Mickoski shumicën, ndaj detyrohet të kërkojë alibi përmes lajmeve të rreme nga Pallata e Bardhë?”, pyesin nga LSDM-ja. 

“Presionet, shantazhet dhe kërcënimet ndaj qytetarëve, ndaj deputetëve janë tipar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa shembulli i fundit i kësaj ishin kërcënimet dhe ngacmimet e deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese. Nëse deputetët janë të qetë, shteti, institucionet do t’i mbrojnë nga kërcënimet e VMRO-DPMNE-së, tentativat për kërcënime dhe presione dhe kësaj radhe nuk do të kenë sukses”, thuhet në reagimin e LSDM-së.