Gjermani, shifra rekorde të infektimit me “Covid 19”

10.11.2021 12:12

Autoritetet shëndetësore në Gjermani....

Autoritetet shëndetësore në Gjermani regjistruan të mërkurën shifrën më të lartë të të infektuarve me kovid 19 me çrast është njoftuar për 39,676 të infektuar.

Shifra thyen rekordin e së premtes së kaluar prej 37,120 rastesh.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan edhe 236 viktima. Shifra rekorde të të infektuarve u raportuan të mërkurën edhe në Republikën Çeke. Autoritetet shëndetësore në këtë vend konfirmuan 14,539 raste të reja pozitive - shifra më e lartë ditore qysh në muajin mars - dhe 56 viktima.

Shkalla e lartë e infeksionit vjen përkundër normave relativisht të larta të vaksinimit: në Gjermani mbi 67 për qind, në Çeki mbi 57 për qind.

Profesionistët shëndetësorë bëjnë thirrje për vaksinimin e mbi 80-85 për qind të qytetarëve të një vendi.

Me shifra të larta të të infektuarve po përballen edhe vende të tjera në Evropë, përfshirë Bullgarinë, Francën, Rumaninë, Ukrainën, Rusinë dhe vende tjera. Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa është bërë “epiqendër e pandemisë”.