Maqedoni

Vitin e ardhshëm fillon projekti për uikend falas për pensionistët

16.12.2014 15:48

Qeveria e Maqedonisë vazhdimisht punon në avancimin e statusit të pensionistëve në vitet e fundit me rritjen e pensioneve...

Qeveria e Maqedonisë vazhdimisht punon në avancimin e statusit të pensionistëve në vitet e fundit me rritjen e pensioneve, zbatimin e projekteve si rekreim falas në banjat klimatike, rikonstruimin e shtëpive të pensionistëve, transport publik falas në Shkup... Nga viti i ardhshëm këto projekte vazhdojnë, ndërsa do të fillojë të zbatohet  edhe projekt i ri për uikend turistik falas për pensionistët, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, në fjalimin seancës së 8-të të Kuvendit të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë.
 
Me projektin e ri "Uikend turistik falas për shfrytëzuesit e pensioneve", tha Spasov, do të mundësohet rekreim plotësues i pensionistëve përmes shfrytëzimit të uikendit falas të premten, të shtunën dhe të dielën me sigurimin e transportit dhe pansionit të plotë në kapacitetet turistike në Republikën e Maqedonisë: Ohër, Strugë, Dojran, Krushevë, Prespë, Berovë. Projekti do të realizohet në periudhën e pranverës dhe vjeshtës. Këtë shërbim, ashtu siç paralajmëroi Spasov,  do të munden ta shfrytëzojnë deri në 3.000 shfrytëzues në pension.
 
Ai potencon se kujdesi për pensionistët mund të shihet edhe nga fakti që në kohën  kur Evropën e përfshiu krizë e madhe ekonomike  dhe disa shtete ndërmorën masa të rrepta  në sigurimin pensional  të cilat janë reflektuar  me zvogëlimin e të drejtave ose "ngrirje" të vlerës së pensionit për disa vite, Maqedonia vazhdimisht i rrit pensionet.
 
"Në Maqedoni kemi pagesë të rregullt të pensioneve në javën e parë të muajit dhe vazhdimisht ka rritje. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka kryer rritje plotësuese të pensioneve. Në atë drejtim prej vitit 2006 pensioni mesatar është rritur për 62 për qind, pensioni mesatar arrinte 7683,00 denarë, ndërsa në vitin 2014 arrin 12,445,00,enarë. Me qëllim të përmirësimit të pozitës sociale të shfrytëzuesve të pensionit në vitin 2014, me pagesën e muajit shkurt të pensioneve është kryer harmonizimi përkatësisht rritja e pensioneve për 5 për qind", theksoi Spasov.
 
Si kujdesje të përhershme për pensionistët i përmendi edhe realizimin e projektit "Rekreim në banjë klimatike" nga fillimi i të cilës prej vitit 2010 deri tani 27.430 pensionistë e kanë shfrytëzuar shërbimin,  rikonstruimin e shtëpive të pensionistëve, sjelljen e transportit falas në Shkup,  në katër ditë, transport hekurudhor falas për uikend, shërim falas në spital për pensionistët, pensioni i të cilëve arrin  deri te vlera mesatare, zhvillim i qendrave ditore.
 
Kryetari i Lidhjes së Shoqatave të pensionistëve Dragi Argirovski theksoi se me Ministrinë dhe Qeverinë kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe shprehu kënaqësi nga ajo që ato e bëjnë për interesin e pensionistëve, veçanërisht nga rritja e vlerës së pensioneve.
 
"Të kënaqur jemi nga ajo që e bëjmë. Pensioni mesatar tani  është rreth 202 euro, që nuk është rast me asnjë shtet fqinj, ku pensionet mesatare janë më të ulëta", tha Argirovski.
 
Kjo tregon se te pensionistët krijohet një atmosferë për pleqëri dinjitoze dhe jetesë dinjitoze në fazën e tretë të jetës./mia