Borë e hershme në Kinën Veriore, një i vdekur, mijëra të prekur nga stuhia “La Nina”

10.11.2021 12:38

Fenomeni klimatik i njohur si “La Nina”....

Fenomeni klimatik i njohur si “La Nina” solli borë të hershme mes temperaturave në rënie në të gjithë Kinën veriore teksa  vendi po lufton me krizën më të keqe të energjisë në një dekadë.

Një person vdiq dhe 5 mijë e 609 të tjerë u prekën në Tongliao, Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme, ku bora arriti 59 centimetra.

Stuhia shkaktoi ndërprerje të trafikut , aeroportet dhe  shkollat janë mbyllur. Vala e ftohtë ka goditur shumë pjesë të vendit gjatë fundjavës me rreshje të dendura bore dhe ulje të temperaturave.

Shërbimi kombëtar i motit tha se provincat verilindore ka gjasa të përjetojnë rreshjet të mëdha dëbore në ditët e ardhshme dhe valët e ftohta do të vazhdojnë të lëvizin drejt jugut dhe të godasin pjesën më të madhe të Kinës.