Franca ashpërson rregullat e vaksinimit
Pavarësisht normës së lartë të vaksinimit...

Pavarësisht normës së lartë të vaksinimit – mbi 68 për qind – Franca është duke përjetuar rritje të shkallës së infeksionit me Cpvid 19, që është rritur për 40% gjatë javës së kaluar.
Të martën, ky vend raportoi 12,476 raste të reja të të infektuarve – shifra më e lartë që nga fillimi i shtatorit.
Leja shëndetësore është bërë e domosdoshme në të gjithë Francën në fund të korrikut por qeveria po ashpërson edhe më tej masat mbrojtëse.
Njerëzit duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit, të testit negativ ose të rikuperimit nga sëmundja, për të hyrë në restorante, muze, kinema, si dhe për të udhëtuar me tren dhe aeroplan.
Edhe personat mbi 65 vjeç në Francë së shpejti do të lejohen të udhëtojnë ose të vizitojnë restorante vetëm nëse kanë vaksinën përforcuese kundër koronavirusit
Masat kanë shkaktuar disa valë të protestave në rrugë.
Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, virusi korona ka shkaktuar vdekjen e mbi 118,000 njerëzve në Francë.
