Maqedoni

Strugë, rritet interesimi për dozën e tretë të vaksinës

10.11.2021 14:21

Rritet interesimi për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 në Strugë.....

Rritet interesimi për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 në Strugë. Deri më tani me dozën e parë janë imunizuar mbi 15 mijë qytetarë, me dy doza 12 mijë. Nga gjysma e dytë e tetorit, mbi 550 persona kanë marrë dozën e tretë përforcuese. Interesimin më të madh e ka popullata e moshuar, por edhe personat me sëmundje kronike dhe të punësuarit shëndetësorë, ndërsa më e ulët për fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç. 
 
“Këtë javë është rritur interesimi, por varet edhe sa kohë ka kaluar që  nga marrja e dy dozave të para, me kinezet mund të vaksinohen pas 3 muajsh ndërsa me Fajzer pas 6 muajsh, megjithatë këto javë po rritet numri. Mesi i tetorit dhe fillimi i nëntorit ka interesim, nuk është siç ishte në fillim të tetorit dhe në shtator... Ka edhe të rinj, prej moshës 12 deri në 18 ka, por nuk është që ka shumë, ndërsa prej 18, 19 ka. Apeli im është i thjeshtë, duhet sa më masovisht të vaksinohen, por duhet edhe më pak grumbullime, festime, më pak kontakte.”,- tha drejtori i Qendrës Shëndetësore – Strugë, Andon Lozhankoski.
 
Në Strugë aktualisht ka vetëm 4 pacientë Covid të hospitalizuar, tre prej të cilëve janë nën mbështetje të oksigjenit dhe më i riu është 46 vjeç.


ILMIJE ZHAKU