Maqedoni
LSDM: Pezullohen dorëheqjet e kryeministrit Zaev
10.11.2021 15:14
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, vazhdon të mbetet kryeministër i vendit dhe lider i socialdemokratëve....

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, vazhdon të mbetet kryeministër i vendit dhe lider i socialdemokratëve. Këshilli qendror dhe ekzekutiv i partisë vendosi që të prolongojë dorëheqjet e Zaevit në një afat të pacaktuar. Me gjithë vendimin, Zaev tha se mbetet në qëndrimin për dorëheqje, ndërkaq do të vazhdojë me funksionet me qëllim që të ruhet shumica parlamentare, madje edhe të rritet. Edhe përkundër iniciativës së opozitës për mosbesim të qeverisë, Zaev pret që shumica parlamentare të stabilizohet.
“Kishim sugjerim nga Këshilli i Përgjithshëm për prolongim të dorëheqjeve, as dorëheqjet e mia nuk diskutohen dhe as që vendoset për dorëheqjet e mia, për të vetmen arsye, sepse kur i paralajmërova më 31 tetor, kamë thënë se mbetem këtu që të ndihmoj të mbahet shumica parlamentare dhe në rast se mundet të përforcohet, të rritet. Para së gjithash ajo që është e orientuar për rrugën euro-atlantike, ajo që është e orientuar për shoqërinë tonë multi-etnike, ajo që është e orientuar për ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore dhe ajo që është e orientuar ndaj reformave pozitive në shtet. Për këtë arsye janë këto përpjekje.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Pezullimi i dorëheqjeve të Zaevit, VMRO-DPMNE: Ikja e Zaevit, e patjetërsueshme
Nga VMRO–DPMNE thonë se ikja e Zaevit është e patjetërsueshme, pasi ai është burim i krizës dhe problemeve në vend.
“Zaev me deklaratën e së martës se s’do të japë dorëheqje dhe se të njëjtën e zhvendos në një kohë të pacaktuar; gjegjësisht ai ka dashur por komiteti qendror i LSDM–së nuk e ka lejuar, edhe një herë dëshmoi se është gënjeshtari më i madh në politikën maqedonase, manipulatori më i madh në Ballkan dhe politikani më i madh i aboluar i cili po mundohet për një, dy apo tre ditë pushtet që të fsheh ndonjë keqpërdorim të tij.”,- u shpreh Antonio Milloshovski nga VMRO–DPMNE.
Kryeministri, Zoran Zaev, paralajmëroi dorëheqjet para dhjetë ditëve, pas humbjes në zgjedhjet lokale. Tani me pezullimin e të njëjtave, social demokratët synojnë stabilizimin e proceseve në shtet dhe evitimin e proceseve retrograde.
MERAL ISMAILI
