Maqedoni

Gjendje krize në sektorin energjetik, VMRO-DPMNE: Mbulimi i punës me humbje në ELEM e MEPSO

10.11.2021 15:40

Vendimi i qeverisë për të shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës për shkak të mungesës së kapacitetit të prodhimit vendor....

Vendimi i qeverisë për të shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës për shkak të mungesës së kapacitetit të prodhimit vendor, është kundërshtuar ashpër nga opozita maqedonase. VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se po tenton të mbulojë humbjet e ELEM-it dhe MEPSO-s t’i varfërojë qytetarë.
 
“Populli i RMV-së është varfëruar për 4 miliardë denarë, që për shkak të të ashtuquajturës “situatë krize” nga buxheti i shtetit do të transferohet në SHA ELEM dhe SHA MEPSO, që në të ardhmen prapë këto të  mund të punojnë pa sukses në shpinën tonë. Me 4 miliardë denarë ndërtohet gjysmë blloku në TEC Manastir apo mund të ndërtohej çfarëdo qoftë objekti energjetik që do të na përshtatej më shumë për momentin. Por, për fat të keq, LSDM zgjodhi që problemin e mungesës së energjisë elektrike nga prodhimi vendor ta zgjidhë në mënyrën më të thjeshtë për ta. Përkatësisht, kjo është metoda më e njohur për ta: të grabisin popullin vuajtur.”,- tha Stevçe Antonovski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO theksuan se pas gjendjes së krizës vijon rritja e çmimit enorm të energjisë elektrike për të cilën do ta pësojnë qytetarët. Kërkuan përgjegjësi. Qeveria arsyetoi vendimin me faktin se kështu  do të mund të transferojë mjete buxhetore centraleve të vendit dhe MEPSO-s në mënyrë të rris likuiditetin e tyre, e se përmes këtij hapi do të  parandalojnë kolapsin energjetik.
 
ZEKIRJA MEXHITI