Botë
Migrantët rrëzuan gardhin me gjemba në kufi, Moravjecki: Kriza me Bjellorusinë e dizajnuar në Moskë
10.11.2021 16:24
Incidente të reja në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë....

Incidente të reja në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Dy grupet më të mëdha të emigrantëve kanë arritur ta rrëzojnë gardhin me gjemba. Kryeministri i Polonisë Mateush Moraviecki akuzon se krizën me emigrantët e ka orkestruar presidenti Lukashenko, por skenari është përgatitur në Moskë dhe sipas tij, truri i këtij operacioni është Vlladimir Putin.
“Politika imperialiste e Rusisë përparon, kjo duket shumë qartë dhe jemi duke i ndjekur me vëmendje këto hapa. Ky sulm që po bën Lukashenko e ka trurin e tij në Moskë; organizator është presidenti Putin,i cili tregon vendosmërinë për të zbatuar një skenar për ringritjen e Perandorisë ruse.”,- tha kryeministri i Polonisë, Mateush Moravjecki.
Lukashenko: Policia kufitare përdori dhunë ndaj emigrantëve
Bejllorusia akuzon qeverinë në Varshavë që policia kufitare ka përdorë dhunë ndaj emigrantëve, duke i rrahur ato në mënyrë brutale.
“Vendosët sanksione kundër meje, kundër bjellorusëve, shkuat në luftë hibride kundër Bjellorusisë. Ndiqni me vëmendje mediumet, politikat, ekonominë tani e fituar edhe sigurinë, kjo është luftë hibride dhe ndër të tjera tani kërkoni që ta mbroj nga emigrantët.”,- theksoi kryetari i Bejllorusisë, Aleksandar Lukashenko.
BE-kritikoi Lukashenkon, i cili sipas tyre me qëllim i ka lëshuar migrantët të futen në vendet e BE-së nga Bjellorusia, për t'u hakmarrë ndaj sanksioneve të vendosura. Tashmë një muaj është shpallur gjendje e jashtëzakonshme edhe në kufirin mes Bjellorusisë dhe Lituanisë ku janë vendosur mbi 1200 ushtarë.
“Nuk dua askënd ta frikësoj por e shihni si qëndron situata aktuale në kufirin e Polonisë, duhet të jemi të gatshëm për çdo të papritur. Njerëzit tentojnë ta kalojë kufirin çdo ditë.”,- u shpreh kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonite.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se migrantët kanë hyrë në konflikt me të dyja vendet dhe problem i tyre injorohet nga BE.
FARIJE DAUTI BAKIJU
