Maqedoni

Jurisprudencë, masa e konfiskimit ballafaqohet me probleme

10.11.2021 16:42

Në 10 vitet e fundit, përveç se në Shkup, në asnjë qytet në vend nuk është shqiptuar masa “konfiskim i pronës”...

Në 10 vitet e fundit, përveç se në Shkup, në asnjë qytet në vend nuk është shqiptuar masa “konfiskim i pronës”, theksoi profesori universitar, Nikolla Tupançevski. Për rezultate më të mira në zbatimin e kësaj mase janë të nevojshme ndërhyrje në Kodin Penal dhe Ligjin për Procedurë Penale si bashkëpunim ndërinstitucional. Në praktikë, përveç shqiptimit, masa e konfiskimit ballafaqohet me problem të madh gjatë zbatimit, pasi që shumë shpesh prona që duhet të konfiskohet është i ngarkuar me hipoteka bankare apo procedura para falimentimit.
 
“Prona që duhet të konfiskohet është veçmë i ngarkuar, është nën hipotekë apo para falimentimit. Unë kam frikë se ajo që ishte si e dhënë apo ajo me çka duheshim t ë jemi më të mirë në rajon, në fund do të dalë se nuk ia kemi arritur qëllimit, sepse pjesa e fundit - zbatimi i konfiskimit, nuk është bërë siç duhet.”,- deklaroi profesori universitar, Nikolla Tupançevski.
 
Nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të të drejtë”, vlerësojnë se duhet të avancohen ligjet, pasi këto paqartësi ndikojnë mbi punën praktike dhe kontribuojnë në mosshfrytëzimin e masës konfiskim.
 
“Ekziston mosshfrytëzim i madh i masës konfiskim dhe ai është problemi më i madh pasi që nuk ka praktikë, nuk ekziston metodologji  e njëjtë mes institucioneve për ndjekjen e zbatimit të masës dhe mbledhjen e të dhënave dhe në praktikë është shumë e vështirë të theksohen  problemet e sakta me të cilat ballafaqohemi gjatë zbatimit të kësaj mase.”,- tha Darko Avramovski nga “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
 
Nga Agjencia për Menaxhimin e Pronës së konfiskuar theksojnë se pjesa më e madhe e pronës së konfiskuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor u dhurohet institucioneve shtetërore dhe një pjesë shitet në ankand.
 
“Kemi ankand që gjatë vitit mbahen disa herë dhe kështu në buxhetin e Agjencisë hynë edhe mjete financiare të cilat  pastaj kalohen në buxhetin e shtetit.”,- u shpreh drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Faton Asani.
 
Me këtë rast u tha se instrument i konfiskimit të zgjeruar që shqiptohet, konfiskimi pa aktvendim të plotfuqishëm, praktikisht në RMV, sikurse nuk është shqiptuar, edhe pse masa ekziston nga viti 2009. Si arsye për këtë numërohen të pathënat juridike në legjislativë, bashkëpunimi i ulët mes resoreve dhe kapacitetet e pamjaftueshme të institucioneve.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI