Maqedoni
Eurointegrimi, Mark Rutte vizitë në Tiranë e Shkup
10.11.2021 16:51
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, po qëndron në vendin tonë, ndërkaq do të zhvillojë takime me kreun e ekzekutivit Zaev

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, po qëndron në vendin tonë, ndërkaq do të zhvillojë takime me kreun e ekzekutivit Zaev, shefin e shteti Pendarovski dhe funksionarë të tjerë. Paraprakisht Rute ka vizituar Tiranën, ndërsa me kryeministrin shqiptar Rama, temë kryesore kanë pasur eurointegrimet dhe zhbllokimin e këtij procesi. Rute ka vënë theksin në zgjedhjet e së dielës në Bullgari, që, sipas tij, duhet të dalë situatë e re që do të favorizojë RMV-në dhe Shqipërinë.
“Priten zgjedhjet e së dielës në Bullgari, për t’u siguruar që së paku të nisin dy konferencat ndërqeveritare. Jam shumë i lumtur që kemi qenë në gjendje që të hedhim hapin e parë ne procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Është e vërtetë që për të nisur zyrtarisht konferencën e parë ndërqeveritare është thelbësore që të zgjidhim bllokimin nga ana e Bullgarisë.”,- ka thënë Rutte.
Edhe kryeministri shqiptar Rama ka theksuar se e duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë dhe më pas të ec procesi përpara.
“E falënderoj mikun tim Mark për kontributin personal në komunikimin me palën bullgare, e sikur të tjerët që po bëjnë përpjekjet që ta afrojnë pozicionin e Bullgarisë drejt zgjidhjes, përpara se të mblidhet Këshilli Europian në dhjetor”,- ka thënë Rama.
Ndërkohë ish ambasadori, Nano Ruzhin, e cilëson vizitën e kryeministrit holandez në rajon shumë të rëndësishme. Rute vjen në Shkup me mesazhe, thotë Ruzhin.
“Epilogu në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë duket se është kah fundi, me përkrahjen e Makronit, Merkelit, nga ana e Holandës dhe nga shtetet tjera të fuqishme evropiane. Mendoj se rruga jonë drejt BE-s ë po përshpejtohet.”,- u shpreh ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Rute do të kërkojë nga autoritetet shtetërore të mos zhvendosen nga kursi i eurointegrimeve, pavarësisht zhvillimeve politike ën vend, thekson Ruzhin.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
