Maqedoni

“Urrejtja nuk është stili yt”, fushatë ndërgjegjësimi kudër diskriminimit

10.11.2021 17:16

Në një shoqëri multietnike dhe të larmishme, dhuna dhe diskriminimi nuk kanë vend e duhet të refuzohen....

Në një shoqëri multietnike dhe të larmishme, dhuna dhe diskriminimi nuk kanë vend e duhet të refuzohen. Të rritet ndërgjegjësimi i publikut, veçanërisht tek të rinjtë për pasojat dhe dëmet nga diskriminimet, gjuhës së urrejtjes dhe stereotipat. Ato janë një pengesë serioze për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Këto janë mesazhet nga fushata “Urrejtja nuk është stili yt”, organizuar nga Misioni i OSBE-së.
 
“Me mbështetjen tonë, shoqëria civile lokale ka regjistruar mbi tetëqind incidente të urrejtjes. Midis 2013 dhe 2020-ës. Shumë nga këto incidente ishin incidente fetare ndëretnike ose me bazë gjinore.”,- tha shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja.
 
“Në stërvitjen e skuadrave që luajnë në fushë, të gjithë ata që mbështesin ekipin e tyre janë krejtësisht në rregull, por kur kalojnë kufijtë dhe kthehen në urrejtje verbale mes dy ekipeve të tifozëve, mund të lindë dhuna fizike dhe psikike.”,- u shpreh drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.
 
“Të rinjtë janë ata që dinë të arrijnë ndryshimin, dinë të pranojnë tjetërsinë, janë kureshtarë të shikojnë atë që duket e thjeshtë dhe prandaj besojmë se kjo fushatë do t'ia arrijë qëllimit.”,- theksoi koordinatori nacional për kulturë, Robert Alagjozovski.
 
Nga qeveria apeluan që qytetarët të flasin për dallimet dhe kompleksitetin e shoqërisë. Thanë se strategjia për “Një shoqëri për të gjithë”,  janë shtyllat kryesore të politikave të Qeverisë përmes të cilës  adresohen të gjitha problemet, anomalitë, rekomandimet dhe mangësitë që janë evidentuar nga institucionet e  ndryshme ndërkombëtare.
 
SEDAT SELIMI