Maqedoni

Covid-19, 13 viktima dhe 656 raste të reja në 24 orë

10.11.2021 17:56

13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit....

13  pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Viktimat janë 4 nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga 1 në Prilep, Gjevgjeli, Kavadar , Ohër, Radovish, Sveti Nikollë dhe Shtip. Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 8 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 31 tetor deri 8 nëntor  nga të cilët 2 kanë vdekur në shtëpi dhe 6 në spital.
 
Nga 3.597 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 656 persona, kryeson Shkupi me 257 raste të reja. Janë regjistruar edhe 273 pacientë të shëruar, Në vend ka 8.368 raste aktive.