Maqedoni

Konferencë rajonale në Ohër kushtuar tregtisë me njerëz

16.12.2014 16:09

Problemi rreth tregtisë me njerëz ekziston dhe nuk mund të zgjidhet në kuadër të vetëm një institucioni apo vetëm të një vendi...

Problemi rreth tregtisë me njerëz ekziston dhe nuk mund të zgjidhet në kuadër të vetëm një institucioni apo vetëm të një vendi, ky  problem duhet të zgjidhet përmes harmonizimit të legjislacionit dhe bashkëpunimit me vendet e tjera në rajon, pasi që është një problem global dhe që i kalon kufijtë e vetëm një shteti.
 
Kjo u theksua në konferencën rajonale dedikuar bashkëpunimit për pengimin e tregtisë me njerëz, që u mbajt në Ohër. 
 
“Njerëzit që merren me krim, me shkathtësi, adaptohen me ligjet dhe gjejnë lehtësi, prandaj ne, duke bashkëpunuar, duhet të gjejmë mënyrat me të cilat do t’i ndjekim ato dukuri”- deklaroi drejtori i Qendrës së Sigurisë për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, Branimir Mandic.  
 
Pjesëmarrësit e kësaj konference do të mundohen të identifikojnë zonat që nuk janë të njohura si të dënuara dhe të  ndaluara, por që kontribuojnë në zmadhimin e këtij lloji të krimit.  
 
“Tregtia me njerëz është fenomen interesant edhe në aspektin e lidhjes me  eksploatimin e punës, që është edhe një vërtetim tjetër që skamja është një prej faktorëve kyç për zmadhimin e këtij lloji të krimit”- tha Trpe Stojanovski nga Qendra Regjionale “MARRI”, Shkup.
 
Ky takim në Ohër, u mbajt në organizim të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Qendrës Rajonale “MARRI” dhe Qendrës së Sigurisë për Bashkëpunim në Evropën Juglindore.
 
ERSAN PAJAZITI