Kuvend, në seancën e sotme mocioni ndaj Qeverisë

11.11.2021 09:49

Sot, me fillim prej orës 11:00....

Sot mbahet seanca kuvendore në rend dite të së cilës është mocioni ndaj qeverisë.

Mocioni është ngritur nga VMRO-DPMNE, me përkrahje edhe nga Aleanca për shqiptarët, Alternativa dhe lëvizja Besa. 

Debati rreth mocionit mund të zgjas deri në mesnatë, kur deputetët duhet të votojnë, nëse janë pro apo kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. LSDM, BDI dhe PDSH janë shprehur kundër mocionit të inicuar nga partite opozitare, ndërsa kryemisnitri Zoran Zaev, ka vendosur të prolongojë dorëheqjen e paralajmëruar.