Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”

11.11.2021 10:20

Seanca gjyqësore për rastin “Pacelat në Vodno”....

Seanca gjyqësore për rastin “Pacelat në Vodno” e cila duhej të mbahej sot është anuluar për shkak se njëri nga të akuzuarit është në izolim shtëpiak, pasi ka dal pozitiv ndaj Covid-19, njoftuan nga Gjykata Penale.

“Në pajtim me protokollet për mbrojtje nga Covid-19, gjykimi shtyhet deri në përfundimin e masës së izolimit, ndërkohë seanca e radhës është caktuar për më 2 dhjetor në ora 10:00,  për çka palët janë njoftuar me kohë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.