Eskobar në Dhjetor do të vizitojë Shkupin
11.11.2021 11:09
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski....

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mbrëmë në “ClickPlus” në TV21 ka njoftuar se i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar, gjatë muajit dhjetor do të realizojë një vizitë në Shkup.
“Eskobar kishte vizitë intervenuese në BeH, të them urgjente. Te ne është paralajmëruar në fillim të dhjetorit. Vjen në Shkup dhe për herë të parë do të shohim njeriun e parë të ShBA-ve për Ballkanin”, - tha Pendarovski në TV21.
