Kuvend, në rend dite mocioni ndaj qeverisë
Kuvendi republikan po mban mbledhje në rend dite...

Kuvendi republikan po mban mbledhje në rend dite të së cilës është mocioni ndaj qeverisë. Mocioni është ngritur nga VMRO-DPMNE, me përkrahje edhe nga Aleanca për Shqiptarët, “Alternativa” dhe Lëvizja “Besa”.
Debati rreth mocionit mund të zgjas deri në mesnatë, kur deputetët duhet të votojnë, nëse janë pro apo kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Zoran Zaev.
LSDM, BDI dhe PDSh janë shprehur kundër mocionit të iniciuar nga partitë opozitare, ndërsa kryeministri Zoran Zaev, ka vendosur të prolongojë dorëheqjen e paralajmëruar.
Pasi në sallë ishin të pranishëm 60 deputetë kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nuk deshi të jetë deputeti i 61 dhe ftoi nënkryetarin e kuvendit të udhëheq me seancën ndërsa ai u largua nga salla.
