Sela: Janë siguruar votat, sot Qeveria do të bjerë
11.11.2021 10:34
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela....

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, para hyrjes në Parlament, ka deklaruar se votat për rrëzimin e Qeverisë janë siguruar dhe se sot Qeveria “Zaev 2” do të rrëzohet .
“Mendoj se po, sot janë votat për rrëzimin e Qeverisë dhe përfundimisht mendoj se do të lirohen qytetarët”, tha Sela para se të hyjë në Kuvend.
I pyetur se si mund të jetë një Qeveri e re, Sela tha: “Do të flasim kur të vijë koha”.
