Rexhepi e Aziri, të bindur se i kanë votat për të rrëzuar qeverinë

11.11.2021 10:44

Para fillimit të seancës kryetari i Aleancës për Shqiptarët....

Para fillimit të seancës kryetari i Aleancës për Shqiptarët si dhe deputetët e kualicionit ASH-Alternativa, Skender Rexhepi dhe Elmi Aziri deklaruan se sot do të bie qeveria BDI-LSDM, pasi parashtruesit e interpelancës kanë përkrahjen e 61 deputetëve.

“Nuk do të lejojmë të jemi pjesë e asnjë liste dhe Qeveri e cila është kundër Bashkimit Evropian dhe kundër Kosovës, qeveri antishqiptare, gjegjësisht nuk do të jemi pjesë e Qeverisë e cila do të angazhohej kundër vlerave moderne”, deklaroi Rexhepi.

“Presim që konform deklaratave dhe nënshkrimeve të partive politike, kjo qeveri të bie. Presim që të votojnë më shumë se 61 deputetë”, tha Aziri sot para fillimit të seancës.