Deputetët e VMRO-DPMNE-së hynë me skafandra në Kuvend, Xhaferi: Shpresoj të mos ketë padi kësaj radhe
Deputetët e VMRO-DPMNE-së....

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të infektuar me Covid 19, të kanë arritur në Kuvend.
Me skanfandra dhe sipas protokolleve mbrojtëse të përvaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, deputetët hynë në kabinat e veçanta të destinuara për deputetë të infektuar dhe duhet të votojnë për rendin e ditës, mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2”.
Më 18 prill 2021 Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, tha se do të ngre padi penale ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi që atëherë lejoi deputetë shumicës aktuale erdhën me skafanderë në Kuvend, gjë që nga VMRO-DPMNE-së u pa si shkelje e të gjitha protokolleve mbrojtëse nga Kovid-19.
Këtë radhë vetë Micevski është një nga deputetët Covid pozitivë që erdhi me skafandër në kuvend, sipas protokolleve mbrojtëse . Këtë e shfrytëzoi kryeparlamentari Xhaferi për të ironizuar.
“Shpresoj se këtë herë nuk do të ketë padi për shkelje të Kushtetutës”, tha Xhaferi në seancë.
