Një shekull më parë mbaroi Lufta e Parë Botërore, por Evropa nuk gjeti paqe
Më 11 nëntor të vitit 1918, Gjermania...

Më 11 nëntor të vitit 1918, Gjermania nënshkroi marrëveshjen për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiegne të Francës. Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të ditës së 11, të muajit të 11, ndaj kjo ditë është nderuar çdo vit me një heshtje dyminutëshe, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin, Ditën e Veteranëve.
Lufta e parë Botërore, përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919.
Kishin kaluar vetëm 12 muaj nga armëpushimi i nënshkruar midis aleatëve fitimtarë, i cili i kishte dhënë fund Luftës së Madhe, Evropa dhe bota mbarë po tërhiqeshin nga një konflikt që kishte lënë 20 milionë të vdekur dhe 20 milionë të tjerë të plagosur.
Ishte pikëllimi, dhe jo festa në fund të konfliktit, ajo që pushtoi Evropën në vitin 1921. Ndërsa dekada që pasoi është quajtur “Të njëzetat e zhurmshme” për shkak të modernizimit, zhvillimit industrial dhe ndryshimeve shoqërore që ndodhën në shumë kombe evropiane në periudhën ndërmjet luftërave, ato ndryshime prekën vetëm një pakicë të vogël njerëzish në vitet 1920.
Duke hedhur një vështrim prapa, është e lehtë të shihen në vitin e parë të viteve 1920 shenjat paralajmëruese të asaj që do të vinte. Në 1929, Depresioni i Madh, në 1933, Hitleri si Kancelar dhe në 1939, një tjetër luftë tjetër botërore.
