Kasami hyn në kuvend: Erdha të shoh se çfarë po ndodh
11.11.2021 14:10
Pasi deputeti Kastriot Rexhepi hoqi dorë....

Pasi deputeti Kastriot Rexhepi hoqi dorë nga firma për mocionin e besimit ndaj Qeverisë, në kuvend ka ardhur edhe Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami .
“As unë nuk kam informata se çka ka ndodhur. Jam këtu që të shoh se çka po ndodh”, tha Kasami.
Nuk u përgjigj nëse ka shumicë për votim të Qeverisë, vetëm tha se do të jep deklaratë pas gjysmë ore, sapo të sqarojë situatën me deputetët e Besës brenda kuvendit .
