Familjarët e viktimave nga zjarri në qendrën Covid në Tetovë, morën ndihma financiare nga Kryqi Kuq

11.11.2021 14:27

Në llogaritë e transaksionit të familjeve....

Në llogaritë e transaksionit të familjeve të viktimave nga zjarri që më 8 shtator të këtij viti ndodhi në spitalin modular në Tetovë, janë derdhur mjete financiare  të cilat i siguroi Kryqi i Kuq .

“Me këtë,  është dhënë kontribut modest në zbutjen e pasojave nga tragjedia . Me këtë akt human u tregua përgjegjësi e lartë shoqërore dhe kujdes për popullatën në kushte kur më së shumti u nevojitet”, informojnë nga Kryqi i Kuq.