Udhëhoqi vendin drejt demokracisë, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare ish-presidenti i Afrikës së Jugut

11.11.2021 15:04

FW de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut....

FW de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe personi i fundit i bardhë që udhëhoqi vendin, ndërroi jetë këtë të enjte në moshën 85-vjeçare.

De Klerk, një figurë kyçe në tranzicionin e vendit drejt demokracisë, ishte diagnostikuar me kancer këtë vit.Ai ishte kryetar i shtetit mes shtatorit 1989 dhe majit të 1994.

Në vitin 1990 njoftoi se kishte vendosur lirimin e Nelson Mandelës dhe në vitin 1994 e çoi vendin në zgjedhje.De Klerk, ndau Çmimin Nobel për Paqe me Mandelën për udhëheqjen e vendit drejt tranzicionit dhe shkëputjen nga sundimi i të bardhëve. Megjithatë, roli i tij në tranzicionin drejt demokracisë ka qenë gjithmonë shumë i kontestuar.

Në një deklaratë të Fondacionit FW de Klerk theksohej se “ish-presidenti FË de Klerk vdiq në paqe në shtëpinë e tij në Fresnaye (Cape Toën) pas një lufte të ashpër me kancerin”.