Botë

Migrantët, ashpërsohet situata në kufirin Poloni - Bjellorusi, BE paralajmëron sanksione kundër Bjellorusisë

11.11.2021 19:00

Situata në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë vazhdon të jetë e tensionuar....

Situata në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë vazhdon të jetë e tensionuar. BE paralajmëron sanksione kundër Bjellorusisë, kurse këshilli për siguri të OKB-së mban seancë për krizën e re të refugjatëve në Evropë. Qeveria polake gjatë natës ka arrestuar dhjetëra persona të cilët me dhunë tentuan të kalojnë kufirin lindor. Gjendja eskaloi kur Polonia dhe Lituania shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Sipas Varshavës, ky test i ashtuquajtur i integritetit të kufijve për herë të fundit është parë në kohën e komunizmit në Evropën Jug-lindore. BE akuzoi Minskun për organizim të karvanëve dhe paralajmëroi zgjerim të sanksioneve. 
 
“Duhet të hapet korridor human për ato që dëshirojnë të kthehen. Nuk mundet të shkojnë drejtë kufirit të BE-së me dhunë, por nuk mundet që të qëndrojnë këtu përgjithmonë. Iu duhet ndihmë humanitare. Iu duhet dalje nga situata, në të cilën i futën bjellorusët.”,- tha nënkryetari i KE-së, Josep Borrell.
 
Ndërkohë avionë rusë kanë filluar të patrullojnë mbi kufirin e Bjellorusisë. Moska përkujton Brukselin se edhe Bashkimi Evropian më parë iu ka ndihmuar migrantëve. 
 
“Po na kërcënohet katastrofë humanitare. Flasim për jetën dhe shëndetin e mijëra njerëzve të cilët janë migrantë dhe publikisht thonë se duan të shkojnë drejt BE-së, nuk duan të mbeten në Poloni. Mbajmë mend disa raste kur migrantët kishin të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në territorin e BE-së. Në këtë moment nuk ka rrezik për sigurinë ruse.”,- theksoi zëdhënësi i presidentit rus, Dimitri Peskov.
 
Paraprakisht kancelarja gjermane, Angela Merkel, në bisedë telefonike me presidentin rus Vlladimir Putin, kërkoi të shfrytëzoj ndikimin e tij mbi kolegun e tij bjellorus Aleksandar Lukoshenko. Bashkëpunimi mes këtyre dy vendeve ish-sovjetike ka qenë intensive muajt e fundit, kurse Putin ka thënë se do ta mbështesë Lukashenkon kundër ndikimeve të jashtme. 
 
BELINDA KOKA ADEMI